"Me buzët që lëpin qenin do puthësh burrin", Klaudia Pepa lë pa fjalë ndjekësin (FOTO LAJM)

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Madje këto ditë që është e izoluar në shtëpi si pasojë e koronavirusit, ndan me fansat më shumë foto apo video të ndryshme.

Edhe pse ndodhet në Itali, vendi më i prekur në Europë nga pandemia e koronavirusit, duket se Klaudia ka gjetur se si të kalojë gjithë këtë kohë në izolim.

Së fundmi, balerian ka postuar në “Instagram” një video mjaft argëtuese. Me lëvizjet e saj prej balerine, Pepa fshin pluhurat e xhamave me këmbë, dhe në një moment ajo ka puthur në buzë dhe qenin e saj.

E pikërisht ky gjest nuk është mirëpritur nga një ndjekës, i cili nuk ka nguruar që t’i lërë një koment aspak të bukur.

“Phyyy se na e shpife. Dhe të imagjinosh që ato buzë që lëpin qenin do puthësh nënën, babanë, burrin, fëmiljën….shko moj vre veten andej”, i shkruan ndjekësi.

Klaudia e ka lexuar këtë koment dhe menjëherë i ka kthyer përgjigje duke i thënë: “Shiko, qeni im është më gentil se ty”.

Shtuar më 28/03/2020, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori