"Me Bledin"! Programi më i ri nga Bledi Strakosha
Pas një mungese në programet televizive, moderatori i dashur për publikun Bledi Strakosha rikthet me një program të ri “Me Bledin”.

Ky program do të transmetohet në RTSH, ku Bledi do të jetë me të ftuar të showbiz-it shqiptar dhe politikanë të famshëm të cilët do të intervistohen në mënyrë krejt ndryshe nga se kemi parë në TV.

Ky program vjen i ngjashëm me “Blue” i cili u moderua nga bledi në vitin 2003, dhe në këtë program të personalizuar të ftuarit do të rëfejnë të pathënat e tyre dhe do t’I shohim në një mënyrë krejt tjeter pasi programi do të jetë i implementuar në Hotel Plaza.

Për Panorama Plus, Bledi Strakosha thotë se rëndësi për mua ka që çdo personazh i ftuar të ndihet vetvetja, ta harrojë që po xhirohet nga kamerat e po shihet nga mijëra sy dhe të flasë sa më hapur të mundet.

Moderatori ka shfaqur një spot I cili shfaqet si pasaniku Jamie Dornan tek filmi “Fifty shades of Grey” dhe tek shikuesit ka shfaqur shume interes për ta parë këtë program. 
Olsi Sherifi/Albeu.com
Shtuar më 07/03/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori