A ndihet Rama përgjegjës për ngjarjet kriminale? Debat mes gazetares dhe kreut të qeverisë

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.

Rama fillimisht u shpreh se me reagimet që ka pasur herë pas here për mediat, sidomos për epitetin “kazanë” e ka pasur para fitimit të zgjedhjeve dhe tashmë nuk e përdor më.

Ai shtoi se e ka pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që ka pjesët e admirueshme dhe ato të neveritshme.

“Unë nuk jam klasa politike dhe as nuk flas për klasën, nuk marr as përsipër. Me fjalën kazan unë herën e fundit e kam përdorur kur ende nuk kisha fituar dy zgjedhjet më pas e kam hequr dorë për arsye të cilat nuk po i përmendim sot. Duke qenë se janë perceptuar si të tilla kam hequr dorë dhe kam pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që siç ka pjesët e admirueshme ka edhe pjesët e neveritshme. Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frystrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit“, tha Rama.

Pas kësaj deklarate nisën pyetjet për kryeministrin, situatë e cila solli përplasje me gazetaren Klodiana Lala.

Klodiana Lala: A ndiheni ju përgjegjës se situata e sigurisë ka dalë jashtë kontrollit. Agresiviteti dhe sulmi që është përdorur kohët e fundit është shumë i madh.

Rama: Nuk keni si të merrni përgjigje nëse më ndërprisni dhe doni të dëgjoni ato që doni ju. Më lër ta shpjegoj…nëse s’mund ta shpejgoj moderatorja të ndërpresë programin. Nuk e kuptoj çfarë është kjo mënyrë që unë sa herë dal duhet të luftoj për të marrë fjalën. Po mundohem të kujtoj se çfarë tha Lala sepse ndërhytë aq shumë.

Rama: Kush ka përdorur tritol ndaj mediar?

Klodiana Lala: Ju zoti kryeministër. Na keni thënë edhe kazan, na keni ccuar edhe në rehabilitim. Në një vend normal nëse do ndodhte një sulm i tillë duhet të kishte një dorëheqje. Dilni te thelbi i pyetjes që ju bëra.

Rama: Te cili thelb. Ti ke folur katër herë ndërsa mua s’më lë të flas. Është skandaloze dhe e paimagjinueshme që t’i presësh fjalën gjatë gjithë kohës një të ftuari. Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, por nuk e kam përmendur më. Unë nuk vë gjoba ndaj mediave. Kryeministri nuk merret me gjoba dhe nuk vë gjoba. Media është një gjë dhe bizneset pas ekraneve të mediave janë një gjë tjetër./Albeu.com

 


Shtuar 27.03.2023 21:55