Me bikini dhe përkrah aktorit në Hawaii, si duket Katy Perry pas lindjes (FOTO LAJM)
Ishte fundi i gushtit të 2020-ës, kur aktorja Katy
Perry dhe partneri i saj,
Orlando Bloom u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushja Daisy Dove
Bloom. E sigurisht për çdo mama VIP, interesi i publikut është i lartë për të ditur se si ajo duket pas
lindjes së një fëmije. Në disa fotografi të mundësuara nga “Daily Mail”, artistët shfaqen në brigjet e Hawaii-t. 37-vjeçarja mban veshur një trupore ngjyrë vjollcë të errët, teksa duket se po i shijon pushimet private në ishull.
Orlando ishte i pranishëm në sallën e
lindjes, teksa në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, këngëtarja tregoi se
Bloom ishte tepër mbështetës.
“Ai ishte aty dhe ishte kaq i mrekullueshëm. Më mbante dorën dhe më shihte në sy”,
rrëfeu Perry.
Po kështu ajo i rekomandoi çiftet e reja që të filmonin çastin e
lindjes së fëmijës së tyre, siç ata bënë.
“Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ka shkuar në një tjetër nivel që pas
lindjes së vajzës”,
rrëfeu një burim për Entertainment Tonight.
Dyshja u fejua në vitin 2019 dhe e kurorëzoi dashurinë këtë vit, në Japoni, në një ceremoni tepër të kufizuar për shkak të masave antiCovid-19.
Orlando është baba edhe i një djali, Flynn-it, nga martesa me Miranda Kerr-in.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 14:28