EMRI/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, ja kush është pronari, çfarë dyshohet

Foto ilustruese

Të tjera detaje dalin në dritë nga shpërthimi me triton në një banesë dy-katëshe në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugen Siri Kodra. Lënda plasëse u vendos ne pronën e 60-vjecarit Remzi Ponari.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se tritoli është vendosur nga persona ende të paidentifikuar për motive që lidhen me aktivitetin tregetar të 60-vjecarit. Ku ky i fundit në katin e parë të banesës kishte dyqan ku shiste xhama.

Njoftim policie

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./albeu.com