Mbyti të dashurën me rrip pantallonash, VIP-at shpëtojnë të riun nga ekzekutimi
Një gjykatë në Teksas ndaloi urdhrin për ekzekutimin e Rodney
Reed. Rasti i tij tërhoqi vëmendje të madhe në publikun amerikan.
Prej 21 vitesh ai qëndron në burg, i dënuar me vdekje për një vrasje në vitin 1996. Ai do vdiste me anë të një injeksioni më 20 nëntor. Por më shumë se 2.9 milionë njerëz nënshkruan një peticion në internet për ndalimin e ekzekutimit të tij.
Midis tyre ishin të famshëm që kanë ofruar mbështetjen e tyre ishin Gigi Hadid, Kim Kardashian West dhe Rihanna.
Reed thotë se është i pafajshëm. Ndërsa
avokatët e tij shprehen se provat e reja do e vërtetojnë pafajësinë e tij.
Ai u dënua për vrasjen e 19-vjeçares
Stacey Stites, e cili u
gjet i mbytur pasi nuk u paraqit në punë.
Ndërkohë Gjykata e Apelit në Teksas ndaloi ekzekutimin e planifikuar të
Reed.
Vendimi erdhi menjëherë Texas Board of Pardons and Paroles vendosi të japë edhe 120 ditë kohë për të provuar pafajësinë.
Bordi gjithashtu kundërshtoi kërkesën e tij për të zbritur dënimin me burgim të përjetshëm.
Çfarë ndodhi me
Stacey Stites?
19-vjeçarja ishte nisur për punë mëngjesin e 23 prillit. Po ajo kurrë nuk arriti në dyqanin ushqimor në Bastrop. Brenda disa orësh kamioni që ajo drejtonte u
gjet i braktisur. Ndërsa turpi i saj u
gjet pasdite.
Ajo ishte mbytur me rripin e saj të pantallonave.
Hetuesit
gjetën një sasi shumë të vogël të qelizave të sperms, tre në total, në vaginën e saj. sperma i përkiste Rodney
Reed.
Policia kishte ADN-në e tij në dosje pasi u hetua edhe për një rast tjetër të sulmit seksual, ku ishte shpallur i pafajshëm.
Reed pretendoi se ishte në një lidhje sekrete me
Stacey.
Rripit, me të cilin u mbyt
Stacey, nuk iu bë kurrë testi i ADN-së. Asnjë nga shenjat e gishtërinjve të
Reed nuk u
gjet në kamionin që
Stacey po ngiste.
Çështja kundër tij u ngrit vetëm në çështjen e spermës së tij.
Ai tha se kishte bërë seks konsensual me
Stacey një ditë para se ajo të vritej.
Por u argumentua se sperma nuk mund të qëndronte në trup për një kohë kaq të gjatë.
Përkundrazi u tha se mund të ishte përdhunuar pak para se të vritej. Kjo ishte e mjaftueshme që juria të dënonte
Reed.
Avokatët e tij po përpiqen të paraqesin prova të reja për pafajësinë e tij.
Shtuar më 16/11/2019,
ora 15:28