Mbyllet përfundimisht "Pa limit", çfarë do ndodhë me Luana Vjollcën?
Pëlqej
Një nga emisionet më të reja të stacionit televiziv Top Channel ishte emisioni i humorit " Pa limit" që transmetohej të hënave në mbrëmje dhe moderatore ishte Luana Vjollca ndërkohë që aktorët ishin po të njëjtët e ‘Pa Limit’ kur ky i fundit ishte thjesht një rubrikë brenda emisionit ‘E Diell’.

Jetgjatësia e këtij emisioni nuk ishte më e madhe se një sezon për shkak se komentet nuk qenë shumë pozitive dhe ky emision nuk pati shumë jehonë siç në fakt pritej ndaj dhe burime për Blitz.al kanë konfirmuar se ky emision nuk do të transmetohet më sezonin e ardhshëm.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se aktorët e ‘Pa Limit’ do të transferohen tek emisioni i humorit ‘Portokalli’ ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me moderatoren Luana Vjollca e cila praktikisht kishte vetëm këtë emision në Top Channel. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori