Mbyllet më në fund çështja e Roza Latit, Iva Alikos dhe pronarit të dyqanit të kafshëve, ja çfarë vendosi Gjykata
Çështja e aq përfolur në media, më në fund është mbyllur.
Dhe janë Roza dhe Iva ato që thonë me zë të lartë: Drejtësia u vendos.

Vajzat e njohura të ekranit e kanë akuzuar vetëm pak kohë më parë pronarin e dyqanit të kafshëve në “Myslym Shyr”, Tanin, duke e konsideruar mashtrues si dhe keqtrajtues pasi kafshët që shiste, pasi i mbante në kushte të mjerueshme.

Çështja e tyre mori përmasa të tjera kur vetë Artan Zabeli çoi në gjykatë vajzat për prishje imazhi duke i gjobitur me shumën prej 90 mijë eurosh.

Megjithatë, moderatorja e “Hangover” dhe modelja, jo vetëm që panuan të përballen në Gjykatë me personin në fjalë, por edhe e kanë ashpërsuar përgjigjen ndaj tij, të vendosura për drejtësi.

Dhe ia arritën!

Çështja e shumëpërfolur u mbyll sot në seancën e dytë të gjyqit. E kontaktuar nga intv.al, Roza tha se sapo kishte dalë nga seanca dhe shumë entuziaste tregoi se më në fund drejtësia u vendos. “Sapo dola nga Gjykata dhe gjyqin e fituam ne. Artan Zabeli nuk u paraqit fare dhe në mungesë të provave, Gjykata e mbylli çështjen në favorin tonë.”

Por nuk mbaron me kaq sepse vajzat janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund. “Megjithatë beteja vazhdon tani me prova të pakontestueshme nga ana jonë ndaj dyqanit “Tani” në Myslym Shyr”, shprehet e vendosur Roza.
Shtuar më 20/06/2017, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori