"Mbyllesha në shtëpi", moderatorja rrëfehet për depresionin e kaluar
Depresioni pas lindjes duket se është i pashmangshëm për shumicën e nënave të reja dhe këtë pohoi edhe moderatorja e njohur, Jona Saphiu.

Ajo tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë pas lindjes së vogëlushit Raiden, pasi mbyllej në shtëpi dhe nuk kujdesej aspak për veten.

“Kam kaluar momente të çekuilibruara. Jo shumë nëna arrijnë ta pranojnë këtë gjë. Isha shumë e lumtur që solla në jetë një fëmijë dhe doja të kaloja çdo moment me të. Çekuilibrimi është një gjë që shkon përtej teje. Ishte diçka shumë kalimtare. Rasti më i rëndë ishte kur volli djali më shumë seç e kisha parë ndonjëherë. Mbyllesha në shtëpi, i dedikohesha gjithë kohës atij dhe nuk i përkushtohesha fare vetes”, tha Jona e ftuar në “Thumb”.
Shtuar më 17/02/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori