Mbyllen lokalet e natës, Elton Deda ironizon:T'i bëjmë koncertet në mëngjes
Lidhur me vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për mbylljen e lokaleve të natës me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë qënë të shumta reagimet.

Së fundmi ka ardhur një reagim ironik nga Elton Deda një prej kantaautorëve më të njohur të vendit.

Në një postim në ‘Facebook’ Deda ka shkruar duke ironizuar vendimin se do të ishte mirë që artistët ti zhvillonin koncertet në mëngjes.

Në këtë postim Elton Deda ka ‘ftuar’ miqtë e tij për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare” shkruan Deda
Shtuar më 20/07/2020, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori