Mbushën makinën luksoze plot me drogë dhe mijëra euro, në pranga çifti shqiptar
Pëlqej
Një makinë luksoze e mbushur me drogë është ndaluar ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Ngjarja regjistrohet në Kostur, ku u ndalua mjeti i tipit “Mercedes-Benz” ML, ngjyrë e bardhë, fuoristradë.

Droga u gjet nga policia në impiantin e gazit të makinës ndërkohë që në bombul, janë gjetur dhe sekuestruar 35 pako me 31 kg 944 gram marijuanë.

Në mjet gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan edhe 2900 euro dhe 20 mije lek të reja shqiptare, 3 celularë dhe 2 karta SIM.

Të arrestuarit janë shtetas shqiptar 43-vjecar dhe bashkeshortja e tij shqiptare 37-vjecare, por nuk janë identifikuar emrat e tyre.
Shtuar më 21/04/2018, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori