Mbesa e ish-Presidentit tregon rrogën e majme që merr nga Playboy
Për Beniada Nishanin (Jakiç) sapo ka nisur një fazë e re në karrierën e saj si modele, pasi është përzgjedhur imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, si modelja që bie në sy për këmbët e gjata.

25- vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, ishte në Tiranë pak ditë më parë për të hapur sezonin e rit televiziv të “Top Show”-t, që moderohet nga Alban Dudushi. Në intervistën televizive, ajo tregoi detaje për kontratën e re të punës, si imazhi i vajzës nga Shqipëria në faqet e revistës erotike.

“Kam bërë disa foto për të marrë pjesë në “Playboy”, i kam realizuar ato për disa stilistë dhe së shpejti do të dalin foto të tjera”, tha Beniada. E nuk ka vonuar shumë dhe modelja bionde, e cila po studion në degën e aktrimit në Itali, ka postuar në profilet e saj zyrtare fotot e para nudo, të shkrepura në breg të detit për kontratën e re.

Natyrisht që një ofertë e tillë kërkon guxim të mjaftueshëm për t’u pranuar, ndaj pyetja që të vjen në mendje është se sa mund të jetë paguar Beniada nga “Playboy”?

“Jam paguar shumë, por nuk mund të flas me shifra”, tha Beniada për gazetën “Panorama”, duke lënë të nënkuptohet se ndihet shumë e kënaqur. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2017, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori