"Mbaj familjen", Anxhela Peristeri kundër masave për mbylljen e klubeve të natës (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ashtu si shumë artistë të tjerë është shprehur se është kundër masave të fundit të marra nga qeveria për mbylljen e klubeve të natës dhe bareve.

E ftuar në emisionin “Wake up”, ajo është shprehur se duhet të gjendet patjetër një zgjidhje për këtë situatë pasi ajo me të ardhurat nga muzika mban veten dhe familjen.

“E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte”,- ka thënë këngëtarja.
Shtuar më 23/07/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori