Roma me probleme në mbrojtje, dëmtohet futbollisti shqiptar

Një tjetër dëmtim për Marash Kumbullën i cili u dëmtua ditën e djeshme në sfidën ndaj Anglisë.

Lojtari shqiptar u detyrua të dilte nga fusha e lojës në minutën e 17’ pasi vuajti një dëmtim muskular. Mbrojtësi i Romës do të kthehet në Itali ku do t’i nënshtrohet disa kontrolleve mjeksore për të parë nivelin e dëmtimit të tij. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë se sa gjatë do të mungojë lojtari i kombëtares tonë./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 17:03

Tags: ,