Matilda Makoçi i rikthehet ekranit: Si u binda të luaj në filmin e ri (FOTO LAJM)

Aktorja e mirënjohur , Matilda Makoçi do të rikthehet serish në ekran.

Ajo foli për projektin e saj më të ri dhe tregoi se si u bind të rikthehej në kinematografi pas kaq shumë vitesh mungesë dhe me çfarë filmi do ta shohin gjithë ata që e kanë dashur aq shumë nga ekrani, në një rrëfim për “Panorama” .


Natasha Bega, ne ekspoziten e te ciles u shfaq per here te pare pas shume vitesh mungese, nuk zbuloi shumë detaje rreth tij, por na tregoi se në qendër është një histori dashurie me shumë dinamika.

“Kam zgjedhur edhe aktorët, tani duhet të gjejmë përkrahësit financiarë, në mënyrë që gjërat të përfundojnë mirë”, thotë Bega.

Kurse vetë Matilda tregon: “Për mua është më mirë që u shty pak realizimi i filmit. Sado që isha e mbushur me emocione të bukura, kisha nevojë për kohë që të rifitoj sigurinë. Besoj që në shtator do të ndihem më e qetë dhe do të jem më gati”, tregon Makoçi. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori