“Masterchef Albania” starton sezonin e dytë, kush do pasojë Alfion? (FOTO LAJM)

Pëlqej
MasterChef Albania ka startuar për përzgjedhjen e aplikantëve të sezonit të dytë. Sezoni i parë dha frutet e veta, ndërsa përfundoi me një fitues i cili mori mbështetjen jo vetëm të konkurentëve të tjerë, por edhe shumë amvisave.

Stafi i MasterChef Albania vijon të ndodhet në ambientet e Sky Toewr për përzgjedhjen e aplikantëve të sezonit të dytë. Ata të cilët kanë pasion gatimin, kane mundësi të paraqiten edhe nesër prej orës 11:00.

Kujtojmë këtu se në edicionin e parë, Alfio doli Masterchefi i parë shqiptar. I riu nga Shkodra arriti të bindë tre shefat, teksa pjatat e servirura prej tij kanë rezultuar më të shijshme se ato të paraqitura nga finalisti tjetër, Miklovani. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori