Berisha fton Ramën në debat: Do i’a nxjerr dokumentet e shkeljeve fap e fap

Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediet në lidhje me fushatën elektorale.

Berisha tha se Rama nuk përballet dot më të pasi mbi të rëndojnë shumë afera, për të cilat ish-kryeministri tha se ka dokumente. Ai ftoi në një debat të hapur kryeministrin Edi Rama duke e ftuar në një debat live sa i takon fushatës elektorale.

“Edi Ramës që të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai konsideron që i shërben interesit të pushtetit të tij. Ai nuk vjen dot. Unë e bëj këtë, por jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera mbi shpatullat e tij. Unë ia nxjerr dokumentet një nga një. Ai duhet të vijë në debat dhe të paraqesim të gjitha problematikat. Unë do i rreshtoja atij jo vetëm vjedhjet me firmat tij paf-paf paf, e fap fap fap, dhe vjedhjet e familjarëve të tij.”, tha Berisha./albeu.com/