Mashkulli më i kërkuar nga vajza shqiptare, sa vjeç mbush Blerim Destani
Një prej aktorëve më të njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, Blerim Destani, ka festuar sot ditëlindjen e tij.

Ai është një prej meshkujve më të preferuar nga femrat dhe numëron në numër të madh ndjekësish në "Instagram".

Ditën e sotme Blerimi ka ndarë me fansat në profilin e tij një foto ku shfaqet në Munich të Gjermanisë, teksa mban në duar ëmbëlsirën e ditëlindjes shkruan xing.al. Ai ka qenë duke xhiruar, kur kolegët e tij e kanë surprizuar në vendin e punës.

“Skuadra më e mirë, faleminderit.”- shkruan Blerimi në postimin e tij.

Aktori i njohur ditën e sotme ka mbushur plot 37 vjeç. Blerim Destani njihet për pjesëmarrjen e tij në filmat 'Atje ku lind dielli', 'Metropolet', 'Etjet e Kosovës', Get Low', 'Dossier K' etj.
Shtuar më 13/04/2018, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori