Martohet vajza e njeriut më të pasur në Indi, e ftuar edhe Beyonce
Isha Ambani, vajza e njeriut më të pasur të Indisë, i është rezervuar një dasëm përrallore; në festimet e martesës me Anand Piramalin, i biri i një tjetër miliarderi indian.

E aty ka performuar vetë mbretëresha Bey, siç e njohin ndryshe Beyoncen. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasëm, ku në krah të yjeve të bollivudit kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton.

Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas. Dasma e saj është praktikisht të mërkurën, por kremtimet kanë nisur që në fundjavë.

Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetare e revistat e stilit të jetesës kanë qenë të angazhuar duke klikuar instagramin për të ndjekur hap pas hapi festimet shkruan tch.

Beyonce u ngjit në skene të dielën për të ashtuquajturën Sangeet, një mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës. Tarifa e saj nuk është bërë publike, por ka të ngjarë të mos ketë qenë një problem për Ambanis. Mukesh Ambani, drejtues i Reliance Industries, që ka një pasuri personale prej rreth 47 miliardë dollarësh.
Shtuar më 10/12/2018, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori