Martohet sërish biznesmenia shqiptare, dhëndri është një holandez (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sipërmarrësja dhe gazetarja shqiptare Silva Baltadori ka celebruar në martesë historinë e saj të dashurisë më inxhinierin hollanez të
quajtur Dick Heijneman.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” për të rrëfyer për lidhjen me partnerin e saj dhe emocionet e ceremonisë që ka ndodhur pak ditë më parë në Amsterdam.

Baltadori është tashmë zyrtarisht zonja Heijneman ndërsa për ditën e celebrimit më 9 janar kishet zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë ari.

“Martesa zyrtare ka ndidhur më 9 janar. Kemi menduar gjithashtu të
bëjmë një party në Amsterdam në prancerë dhe do bëjmë edhe një party në Shqipëri.

Nuk do të jetë dasmë klasike, edhe pse Diku e ka shumë me qejf sepse martohet për herë të parë, po për mua nuk është hera e parë”, u shpreh ajo.

Silva, e cila ka dy fëmijë nga martesa e parë, ka treguar se vajza dhe djali kanë marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin e saj të ri.
Shtuar më 23/01/2019, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori