E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Martohet motra e David Cameron (FOTO LAJM)

Kryeministri i Britanisë së madhe David Cameron i është larguar për pak orë politikës duke shijuar pak edhe jetën e tij private. Pasi u kthye nga Samiti i G20-ës në Shën Petersburg, kreu i qeverisë britanike dhe bashkëshortja e tij Samantha Cameron janë fotografuar teksa merrnin pjesë në një ceremoni martesore pranë qytetit të York.


Por kjo nuk ka qënë një dasëm e zakonshme: ajo që martohej ishte pikërisht motra e kryeministrit Alice Sheffield, e cila lidhi kurorë me Etienne Cadestin.

Ceremonia ishte shumë e thjeshtë dhe e bukur ku nuk mungoi as tradita britanike. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori