Kurba “fluturoi”, sa pacientë janë sot në terapi intensive

36 raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme me COVID-19 duke shkaktuar jo pak shqetësim.

Ministria e Shendetesise beri sot me dije se ‘Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar”.

Sipas Silva Binos, “të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”.


Shtuar 9.06.2020 09:18