Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rreth orës 03:00 në lokalin e shtetasit me iniciale A.K tek “Deshmoret e 4 shkurtit”.

Ndër të tjera mësohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e dyshuar si lëndë plasëse, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 11.06.2020 06:16