Martohet George Clooney (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbrëmjen e së shtunës, George Clooney është martuar me Amal Alamuddinin në fshehtësi të plotë. Aktori 53-vjeçar dhe avokatja 36-vjeçare pritej të martoheshin ditën e hënë, e ndërsa lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i aktorit hollivudian, Stan Rosenfield.

Prej së premtes, Clooney dhe Amal Alamuddin ndodhen në Venecia, ndërsa po festojnë së bashku me familjarët e miqtë e tyre. Ylli i Hollivudit është martuar me avokaten e të Drejtave të Njeriut, Amal Alamuddin në Venecia. Të pranishëm në dasmë kanë qënë aktorët Matt Damon, Bill Murray, modelja Cindy Crawford dhe këngëtari i grupit U2, Bono. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori