Martohet Erion Veliaj, ja fotot e dasmës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Portali Albeu.com ka mundur të sigurojë fotografitë e para nga dasma e ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.

Ministri Veliaj doli përpara altarit për t’i dhënë fund beqarisë.

Ai lidhi kurorë me Ajola Xoxën, në një ceremoni të organizuar në kalanë e Gjirokastrës.

Bie në sy që shoqërues i dhëndrit ishte zëvendësministri i Arsimit, Arbian Mazniku.

Ajola Xoxe dhe Erion Veliaj kanë planifikuar dy ceremoni. Njëra, ajo e zhvilluar sonte në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës, dhe tjetra pasnesër në Tiranë, në Pezë.

Shihni më sipër fotografitë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori