Martohet Dorina Mema: Nuk tregohet bashkëshorti në Shqipëri
Gjithçka dinim për jetën private të Dorina Memës ishte se partneri i saj e do atë më shumë se ajo. Këtë e ka thënë vetë, pa shtuar asnjë fjalë tjetër, pasi modelja e fitness-it nuk ka ndërmend ta bëjë publik atë.

E ftuar në “Thumb” ndonëse vazhdoi ta mbante premtimin, Mema zbuloi se ai nuk është thjesht më “një partner”, por është bashkëshorti i saj.

E pyetur pse ka zgjedhur ta mbajë kaq diskret figurën e tij ndonëse udhëtojnë gjithë kohën bashkë, ajo është përgjigjur:

“Po i njëjti është, shtetet ndryshojnë! Në fakt, nuk është i njëjti. Është bashkëshorti im! Më thoni a nuk është gjëja më e zgjuar që kam bërë gjithë jetën time? A tregohet bashkëshorti në Shqipëri? shkruan blitz.al.

E nxitur nga përgjigja e gazetares e cila ndërhyn duke thënë “Jo, sepse ta marrin!”, Dorina shtoi:

"Problemi është që nuk ma marrin dot dhe unë po mënjanoj një thyerje këmbë, krahu.Bëj shaka, njeriu s’mbahet kurrë me dhunë!”
Shtuar më 19/01/2019, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori