Bionde dhe me sy bojëqielli, kjo është e dashura që nxorri në pritë Hekuran Billën (FOTO LAJM)

Detaje të reja zbardhen nga eliminimi i Hekuran Billës, ku mësohet se është përdorur si karrem e dashura e tij, Adjola Lakra, me të cilin kishte një lidhje 2-vjeçare.

Dyshimet janë se 26-vjeçarja që është përdorur si karrem nga ana e autorëve për ta nxjerrë në pritë Hekuran Billën, mbrëmjen e 11 qershorit te Komuna e Parisit.

Nuk ka ende informacione nëse kjo lidhje mes dyshes ka qenë e stisur që në fillim të saj, pra Lakra është përdorur nga Viktor Marku, që të fitonte dashurinë e Hekuran Billës për të mësuar të gjitha lëvizjet e tij dhe më pas ta ekzekutonin.

Arrestimi i 26-vjeçares ditën e sotme, pritet të hedh dritë më tepër lidhur me këtë ekzekutim me një plan mafioz, i cili mesa duket ka nisur të thuret që në vitin 2006 nga Viktor Marku, atëherë kur Hekuran Billa i vrau vëllanë, Prel Markun në Angli.

Në total, pas arrestimit të Lakrës, shkon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel Markut, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.


Shtuar 26.06.2020 12:32