Martohet aktori 73-vjeçar Fabio Testi (FOTO LAJM)
Fabio Testi aktori i cili ka luajtur disa role nëpër filma të ndryshëm është martuar me 45 vjeçaren Antonella Liguori një galeriste arti me origjinë nga Avellino.

Aktori 73-vjeçar ka zgjedhur një vend të veçantë arkeologjik të Damecuta të Anacapri, një prej vilave perandorake të ishullit të Capri, në Itali, për të vënë kurorën.

Nga fotot duket se aktori dhe pse goxha në moshë duket shumë elegant, ndërsa nusja duket se ka zgjedhur një fustan tradicional për këtë ditë të veçantë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori