Martin dhe Paltrow sërish bashkë?
Pëlqej
Kohët e fundit janë shtuar edhe më shumë zërat se Martin dhe Paltrow janë rikthyer bashkë. Edhe pse janë ndarë, Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow kanë vendosur të jetojnë afër njëri-tjetrit.

Lideri i grupit Coldplay po merr një shtëpi me qira në New York, e cila është vetëm disa blloqe larg nga shtëpia e ish gruas, ku jetojnë edhe fëmijët e tyre Apple 10-vjeçe dhe Moses tetë vjeç.

“Ata po kalojmë më shumë kohë së bashku se sa kanë bërë kur ishin të martuar. Kur ata janë së bashku, të gjithë janë të qeshur dhe janë flirtues dhe gjithë qejf”, ka thënë një burim pranë tyre. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori