Martesë në anije kozmike, dëshira e radhës së Gaga-s
Pëlqej
Lady Gaga njihet për dëshirat e saj të veçanta, ndërsa pritet që kërkesa e saj për një dasmë në hapsirë të bëhet realitet për pak kohë. Ajo është shumë e dashuruar dhe së shpejti pritet që ajo të martohet, por jo me fustan të bardhë.

Ajo nuk dëshiron një ceremoni zyrtare, ndërsa kalon në tapetin e kuq. Në ëndrrat e yllit të popit nuk ekziston martesa klasike.

Lady Gaga është duke planifikuar që të martohet në hapsirë me partnerin e saj Taylor Kinney. Sipas një burimi për “Daily Star”, ceremonia do të mbahet në fillim të vitit 2015, në bordin e një anije kozmike “Virgin Galactic”.

Nëse realizohet një dasmë e tillë, Gaga do të hyjë në histori si këngëtarja e parë që martohet në hapsirë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori