Martesa e Marinës dhe Getoarit në krizë? Ky detaj po çudit rrjetin (FOTO LAJM)

Nëse do bënim një listë me çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, sigurishtMarina dhe Getoari do mbanin një pozicion shumë të rëndësishëm, mirëpo siç duket ata nuk janë në momentin e tyre më të mirë.

Thashethemet janë ndezur pas pothuajse dy vitesh dhe një prej arsyeve është puna e moderatores. Një vit më parë Marina u shkëput nga TV Klan dhe fjalët qarkullonin se ishte pikërisht reperi, ai që nuk e linte bukuroshen të ushtronte profesionin e saj për shkak të kushteve fanatike që ai kishte.

Por së fundmi, qarkullon një tjetër lajm se Vjollca do të rikthehet sërish në Tv Klan, madje do të zërëvendin e moderatorit Ermal Mamaqi, mirëpo që programi nuk dihet ende.

Në rrjetet e tyre sociale, teksa vetëm para disa javësh kishin dedikime, foto dhe postime nga pushimet e tyre anembanë botës, gjithçka ka rënë në heshtje së fundmi. As Marina dhe as këngëtari nuk publikojnë më foto bashkë. Dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale, por nuk pëlqejnë dhe as komentojnë postimet e njëri-tjetrit. Madje pasi hodhëm një vështrim, Getoari s’pëlqen asnjë foto të Marinës. Sigurisht që më parë i ka pëlqyer, por tashmë po habitin të gjithë fansat me këtë “mosveprim”.

Burime pranë dyshes, i thanë Dosja.al se dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte. Nuk dihet sesa serioze është gjendja, por vetëm fakti që si kemi parë prej javësh bashkë vlen për të ngjallur dyshimet se ata po kalojnë një krizë.

Çfarë po ndodh me çiftin?

Shtuar më 19/08/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori