Luftë dhe TikTok, bukuroshet ukrainase gati të sakrifikohen për atdheun! Pamjet e tyre bëhen virale (VIDEO)

Ndonëse tensionet në kufirin mes Ukrainës e Rusisë kanë arritur kulmin, në rrjetet sociale janë bërë virale disa fotografi dhe video të ushtareve ukrainase të cilat janë shprehur të gatshme për të luftuar përballë agresionit rus.

Ato kanë ndarë pamjet e jetës së tyre të përditshme në ushtri në platformat e mediave sociale, më së shumti në TikTok.

Vajzat në Ukrainë i janë bashkuar burrave dhe realizojnë misione të përbashkëta stërvitore, në mënyrë që t’i paraprijnë zhvillimeve atje.

Në të njëjtën kohë, shumica e të rinjve së bashku me veshjet strikte ushtarake marrin pjesë në të ashtuquajturat trende TikTok me kërcime dhe video. Të rejat shprehin dashurinë e tyre për vendin e tyre, duke veshur gjithmonë iniformat.

Kujtojmë se deri më tani Rusia ka grumbulluar rreth 190 mijë trupa ushtarake në kufij me Ukrainën dhe shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë thonë se presidenti Putin po kërkon një pretekst për të nisur luftën./albeu.com/

@katiusha2882 #рекомендации #глобальныерекомендации #рек #військові #військовадівчина ♬ оригинальный звук – ?Тебе к нам?

@katiusha2882 Оцініть від 1-100% #військові #військова #військовадівчинка #курсант #рекомендации #глобальныерекомендации ♬ оригінальний звук – katiusha2882


Shtuar 20.02.2022 21:12