Inter dorëzon ofertën zyrtare për Bremer, zikaltërit janë pranë marrëveshjes

Interi është në krye të mundësisë për të transferuar Gleison Bremer.

Marotta ka përgatitur një ofertë bindëse me 35 milionë euro në total plus kartonin e Casadei i cili vlerësohet 8 milionë. CEO zikaltër do ta paraqesë sot këtë ofertë zyrtare ku priten vetëm sinjale pozitive.

Juventus është duke sfiduar Interin, por zikaltërit janë të favorizuar për të transferuar Bremer i cili mori çmimin si mbrojtësi më i mirë në Serie A në sezonin e kaluar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 11:40