Marrin fund spekullimet: Zonë e Lirë sërish në Klan
Emisioni i famshëm i Arjan Çanit "Zonë e Lirë" rikthehet së shpejti në televizionet tona. Sezoni i ri pritet të jetë mjaft interesant, por ajo që ka bërë kurioz publikun është fakti nëse emisioni, ndër më të ndjekurit në vend dhe jo vetëm, do të vazhdojë të transmetohet në "Klan" apo jo?...

Të gjithë këtyre zërave u është përgjigjur personalisht Çani nëpërmjet profilit zyrtar të emisionit në Facebook, duke përcaktuar edhe datën e fillimit të ri të sezonit televiziv , që do të jetë më 13 shtator.

"ME PRIT NE 13 SHTATOR... VENDI DHE ORA E TAKIMIT NUK KA NDYSHUAR... I LOVE YOU TOO...", shkruhet në faqen zyrtare të "Zonë e Lirë" në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori