Marrëdhënia me Elia Zaharian, kunata e saj rrëfen detajet
Aktori i njohur Amos Zaharia nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë lidhjen me Gigliolën, madje në rrjetet e tyre sociale shohim se janë kudo bashkë.

Të ftuar si çift në “Pasdite në Top Channel: çifti ka treguar shumë rreth njohjes, lidhjes së tyre dhe marrëdhënies mes dy familjeve. Gigliola, vajza simpatike me baluke u shpreh në veçanti për marrëdhënien e saj me Elian, motrën e Amosit.

Elia është natyrë e thjeshtë, shkojmë shumë mirë, kalojmë shumë orë bashkë dhe unë i shijoj pa fund kujtimet e tyre të fëmijërisë. Është një ndër pjesët më të bukura ajo e kujtimeve të fëmijërisë me Amosin”, është shprehur Gigliola shkruan ekspress.

Gjithashtu ajo ka sjellë në kujtesë edhe momente nga dasma e Elias ku vajzat si dy mikesha të mira I jepinin këshilla njëra-tjetrës.
Shtuar më 16/01/2018, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori