Si është e mundur? Onana i Interit realizon pritje magjike duke shtangur sulmuesin e Lyon (VIDEO)

Interi luajti para pak ditësh një ndeshje miqësore ndaj Lyon ku ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte paraqitja e jashtëzakonshme e portierit më të ri të Interit, Andre Onana.

Por, portieri kamerunas në minutën e 78-të bëri një pritje të jashtëzakonshme me të cilën ka lënë të shtangur jo vetëm Dembele i cili e goditi me kokë topin, por të gjithë stadiumin.

Në vetëm pak metra largësi, sulmuesi i Lyon ka goditur fortë topin me kokë ku dukej qartë se ishte një gol i sigurt. Onana ka treguar reflekset e tij të jashtëzakonshme duke e prekur topin me majat e gishtave, ku më pas topi ka marrë trajektore tjetër duke prekur traversën.

Do të jetë e vështirë për Inzaghin, i cili do të duhet të zgjedhë mes Handanovic dhe Onana për një vend titullari./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.08.2022 14:44