Richarlison tregon prapaskenat: Kam refuzuar Barçën dhe M.United

Richarlison ka rrëfyer së fundmi se gjatë këtij sezoni ka refuzuar oferta nga Barcelona dhe Manchester United.

Sulmuesi është shprehur se nuk ka pranuar të largohet, pasi nuk dëshiron që të lërë Evertonin dhe shokët e ekipit në mes të sezonit. Richarlison është pjesë e klubit nga Merseyside prej 2 vitesh, kohë kur u mor nga Watford për plot 40 milionë euro.

Në këto dy sezone në “Goodison Park” braziliani ka arritur të tundë rrjetën plot 26 herë mes kampionatit dhe kupës. Vlera e kartonit të 23-vjeçarit llogaritet rreth 55 milionë euro.


Shtuar 21.06.2020 13:02