Mariza Ikonomi ishte e ftuar këtë pasdite në “Pop Culture, ku ndau me publikun projektet e reja në muzikë, pjesëmarrjen në festivalin e fundvitit. Gjithashtu ajo foli edhe për dashurinë e saj të madhe, që është
kitara.
Këngëtarja shqiptare deklaroi se
kitara është ajo që i
kupton telat që nuk i kuptojnë meshkujt.“Kitarja është e dashura ime. Telat që një mashkull nuk t’i
kupton, i
kupton kitara”, tha këngëtarja e famshme.
Me këtë rast, nga studio e programit, zgjodhi të këndojë me kitarë një prej hiteve të saj më të dashura “Piano e
vjetër”, edhe pse gjithmonë e ka kënduar në piano.
Pasi Kelvi nisi ta ngacmonte për këngën me të cilën të gjithë janë të dashuruar, suksesi i saj, siç rrëfeu
Mariza, paskësh qenë real shkruan bw: “Në kohën e “Pianos së
vjetër” kam qenë e lidhur”, – zbuloi ajo si për ta justifikuar suksesin e këngës.
Gjithsesi, ur u vu me “shpatulla pas muri”,
Mariza pranoi se do të martohej me Isli Islamin. Sapo u shfaq në ekran fotoja e Islit,
Mariza tha: “Ah, me Islin do të martohesha.” Por Kelvi e kuptoi shpejt “propozimin” e hapur të Marizës: “Me siguri e ke shok dhe prandaj e thua pa problem”, – i ktheu aty për aty ai.
Shtuar më 15/12/2017,
ora 18:03