Mariza Ikonomi rrëfen lidhjen 5 vjeçare: Ai më la...(VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ndonëse është munduar me çdo kusht që ta mbante të fshehtë romancat e saj, më në fund Mariza Ikonomi është dorëzuar, ndërsa ka treguar për një raport 5 vjeçar. Tashmë për të është një kapitull i mbyllur, por ajo ka treguar edhe pse të dy nuk u kthyen më pranë njëri-tjetrit. Këngëtarja është rrëfyer se ish i dashuri e kishte lënë, dhe pasi ai ishte rikthyer pas tre ditësh, ajo nuk e kishte falur.

Mariza Ikonomi ka treguar për herë të parë lidhjen që e lëndoi, në një intervistë në INTv. "Jam lënduar. Ai nuk është se më bëri ndonjë gjë të madhe, por unë si kokëderre që jam, mendova se ishte diçka e madhe.

Më la dhe u kthye pas tre ditësh për t’u pajtuar, por unë nuk e mendova gjatë dhe nuk e fala. Dhe kështu përfundoi. Doja të tregoja kokëfortësinë time. Kjo ishte dhe lidhja më e gjatë që kam patur, 5 vjet. U ndamë se më lëndoi”, rrëfeu këngëtarja duke thënë gjithashtu se tashmë është në një marrëdhënie të re. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2016, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.