Marina Vjollca ndryshon “look” dhe na befasoi të gjithëve (FOTO LAJM)

Çdo të shtunë vëmendja është maksimale ndaj motrave Vjollca, por këtë herë të gjithë do i kenë sytë tek Marina.

Moderatorja ka zbuluar “look”-un për mbrëmjen e sotme dhe të gjthë kanë mbetur të befasur nga ndryshimi në pamjen e saj.

Marina ka publikuar në Instagram disa foto për të paralajmëruar spekatklin për sot, por gjithë vëmendjen e ka marrë “look”-u i saj i ri.

Moderatorja shihet se i ka prerë flokët me baluke dhe duket shumë më ndryshe nga më parë. Një model i ri i ka dhënë një pamje tjetër, të cilën fansat e saj e kanë pritur mjaft mirë.

Komentet pozitive nuk kanë munguar për moderatoren dhe të gjithë shprehen se ajo duket bukur në çdo lloj forme.

Madje këto kohë ajo i ka tërhequr vëmendjen edhe Dj Snake, i cili ka komentuar disa herë në fotografitë e moderatores, shkruan iconstyle.

Para disa javësh Marina shënoi një tjetër arritje në karrierën e saj, duke u bërë zyrtarisht ambasadore e markës së stilistes të famshme, Elisabetta Franchi
Shtuar më 07/11/2020, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori