Cristiano Ronaldo te Dortmund? Më në fund CEO i gjermanëve thyen heshtjen

Hans-Joachim Watzke, CEO i Borussia Dortmund, ka thyer heshtjen pas zërave të shumtë që e çonin Cristiano Ronaldon te klubi gjerman.

Watzke është treguar i sinqertë në deklaratën e tij: “Unë e dua Ronaldon si lojtar dhe sigurisht që është një ide e bukur. Të shohësh Ronaldon në Signal Iduna Park…

Por nuk ka asnjë kontakt mes palëve të përfshira, kështu që tani e tutje duhet të ndaloni së foluri për këtë temë”.