Marina kërkon dënim maksimal: Po na i vrasin vajzat për së gjalli
Moderatorja e njohur Marina Vjollca është solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara seksualisht. Në një reagim në rrjetin social Instagram, Marina kërkon dënim maksimal ndaj këtyre personave që po i vrasin vajzat për së gjalli.

Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan Marina duke mbështetur marshimin “Për fëmijërinë e vjedhur” që pritet të mbahet ditën e nesërme.

Ditën e djeshme, moderatorja ashtu sikurse shumë personazhe të tjerë shqiptarë doli në mbështetje të kauzës kundër racizmit, ndërmarrë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara.
Shtuar më 03/06/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori