Prishtina lejon vizitën e kryeministres serbe, Bërnabiç për herë të parë në Kosovë!

Prishtina zyrtare nuk i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit të tensioneve me Serbinë, por ka vendosur të lejojë vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiç atje në 5 shtator.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë. “Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Msaj.

Sipas njoftimit që e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabic do të ndalet për një ditë në veri të Kosovës, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposavicit. Ajo do të shoqërohet në këtë rrugëtim edhe nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic. “Kryeministrja do vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj do të ndalojë edhe në Manastirin e Banjskës në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se vizita e Bërnabicit ishte njoftuar të enjten, 72 orë përpara ashtu siç e parashikon “marrëveshja për vizita zyrtare”. Ne 202o-n, iu ndalua hyrja në Kosovës presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili do të shoqërohej nga Petkoviç dhe ministri i Brendshëm serb Aleksander Vulin, pasi Ministria e Jashtme e Kosovës e cilësoi asokohe atë këtë vizitë si provokim.