Barcelona në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, piketohet “modeli” i Arsenal

Barcelona do të donte të transferonte një mbrojtës të djathtë këto orë të fundit të merkatos.

Emri i parë është Thomas Meunier i Borussia Dortmundit. Megjithatë, duket e vështirë për të bindur gjermanët, ndaj klubi blaugrana po mendon të hedhi sytë te Hector Bellerin, i cili është rikthyer te Arsenal pas huazimit të sezonit të kaluar te Real Betis.

Lojtari spanjoll do të ishte shumë i lumtur të rikthehej në klubin ku u rrit dhe do të ishte gati të rishikonte pagën e tij në mënyrë që të mundeshe të transferohej në Katalonjë. Për më tepër, një vit pas përfundimit të kontratës, “Topçinjtë” nuk duhet të kenë shumë vështirësi për ta lënë të largohet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.08.2022 13:06