15 vite pa u takuar, djali surprizon babanë: Ikëm në Paris për shkak të hasmërisë

Jusufi ka takuar babanë, Ahmetin pas 15 vitesh. Emocionet kanë qenë të forta për të dy.

Shkak i kësaj distance ka qenë hasmëria. Familja nga Kukësi jetonte në shtete të ndryshme të Evropës për shkak të kësaj plage ende të hapur të shoqërisë sonë.

Në një lidhje për “Abc e Mëngjesit”, Jusufi ka treguar emocionet e forta nga momenti kur ka përqafuar të atin.

Ai ka thënë se babit iu deshën 5 ditë të merrte veten dhe për këtë anuloi biletën e avionit, duke e shtyrë dhe për dy ditë të tjera.

Babi e mori çik veten pas një 2-3 ditësh. Kishim bërë plan të rrinim dy ditë, kemi qëndruar 5, anulova biletat e kthimit se e pash që nuk ishte akoma në gjendje.

Babi në 2008 kishte ik për të punuar në Greqi si shumica e shqiptarëve dhe kishte për t’u kthyer në 2021-2012. Por pastaj na ndodhi një fatkeqësi familjare, si hasmëria. Edhe u shpërngulëm nga Tirana për në Europë, kurse babi nga Greqia kur u kthye erdhi direkt ktej dhe ne nuk kishim se si ta takonim, pasi ishte mungesa e dokumentave.

Unë për vete kam 12 vite në Paris dhe akoma nuk kam ardhur në Shqipëri që 12 vite, ndërsa babi 3 vjet më para. Ne kemi pasur kontakte nëpërmjet rrjeteve sociale ditë për ditë, por fizike jo.

Disa familjarë të tjerë kanë ardhur nga Shqipëria në Belgjikë, por me xhaxhin dhe hallën nuk kemi pasur mundësi.

Unë isha një javë më përpara në Belgjikë për ditëlindje, por e festuam ditëlindjen një javë me vonesë. Edhe pastaj më erdhi ideja mua se babi ka frikë të lëvizë, pasi akoma nuk është me dokumenta, unë po. E dinte vetëm një gocë e hallës, ajo që ka bërë videon, ka qene komplet surprizë”, rrëfeu Jusufi./Albeu.com/

 


Shtuar 26.06.2023 09:42