Marina dhe Luana bëhen bashkë në Tv Klan?
Luana dhe Ermali janë dy moderatorët më të dashur për publikun.

Pak ditë më parë teksa moderatori simpatik publikoi në Instagram një video ku ata shfaqeshin të dy në një tavolinë.

Mirëpo një video e dytë e postuar nga Ermali në profilin e tij në Instagram sqaroi më në fund arsyen e takimit mes tij dhe Luanës. Moderatori i emisionit “Xing me Ermalin”, na ka treguar me këtë video se Luana do të jetë e ftuar në emisionin e tij.

“Më në fund…Luana Vjollca në Xing me Ermalin. Ju që doni ta shikoni live ejani të mërkurën në 6 qershor në Tv Klan"

Mirëpo, me këtë ftesë Ermali ka bërë bashkë në TV Klan, dy motrat Vjollca. Marina nga njëra anë po punon për sezonin e ri që do të nisë, e ndërsa Luana do të vijë si një mysafire. Marina dhe Luana bashkë në TV Klan, si dikur në Top Channel, ndonëse ky bashkim do të zgjasë shumë pak. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori