Geti dhe
Marina janë një nga çiftet e shoëbizit që udhëtojnë më së shumti, por këtë vit ata u detyruan t'i frenonin udhëtimet për shkak të pandemisë.
Megjithatë, këtë javë, çifti më në fund ka patur mundësinë dhe kohën për t'u 'arratisur'. Geti dhe
Marina kanë zgjedhur Italinë dhe po qëndrojnë në “Armani Hotel” në Milano, një prej adresave më ekskluzive në zemrën e ekonomisë italiane.
Çmimet në këtë hotel varësisht nga lloji i dhomës, shkojnë nga 500
euro më e lira deri në ekstremin tjetër në 5000
euro nata.
Nuk dihet se cilin nga opsionet kanë zgjedhur çifti.
Shtuar më 15/10/2020,
ora 15:40