Dikur tregonte prangat ndërsa tani telefonin, Mourinho dënohet për gjestin ndaj arbitrit

José Mourinho përjashtohet nga gjyqtari Pairetto (me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje tashmë në të kaluarën) për protesta. Në detaje, tekniku portugez ka kundërshtuar çdo vendim të arbitrit prej disa minutash dhe bën një gjest të veçantë, atë të telefonit, shumë i ngjashëm me atë të prangave në një Inter-Sampdoria të 2010-ës që u bë shumë e famshme.

Gjesti i “ telefonatës ” i kushtoi shtrenjtë Josè Mourinhos, i cili u ndal për dy raunde nga gjyqtari sportiv.

Skualifikimit të “The Special One” iu bashkua edhe ai i trajnerit të portierëve Nuno Santos (2 raunde) dhe i trajnerit atletik Stefano Rapetti (një raund). Për më tepër, Tiago Punto u ndalua deri më 8 mars.

Siç thuhet në faqet e “La Gazzetta dello Sport”, nga nesër dhe të premten Roma do të marrë procesverbalin e plotë të Pairetto-s dhe inspektorëve federalë, për të shkuar në apel javën e ardhshme. Objektivi i qartë, të kemi “the Special One” në stol për ndeshjen e 5 marsit kundër Atalantës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.02.2022 11:10