Marina dhe Geti janë në Kubë, por atje s’ka internet

Pëlqej
Për të festuar përvjetorin e parë të martesës, Marina dhe dhe Getoari iu drejtuan Kubës, ku edhe kaluan muajin e mjaltit, funshtatorin e shkuar. Çifti po i shijon pushimet si të mundet, aq sa i lejon mungesa e internetit (lexo: mungesa e internetit s’të pengon fare t’i shijosh pushimet, është ironi).

Marina postoi këtë foto në Instagram Stories dje, duke thënë se “s’ka internet thuajse fare në Kubë. Duhet të blesh këto kartat që funksionojnë në shumë pak vende,” shoqëruar me emoji të pikëlluara. Internet me karta? ǒvit është?

Në fakt, që interneti është i keq në Kubë, dihet botërisht. Gjithë shërbimet e internetit kontrollohen nga një agjenci e vetme shtetërore, e quajtur ETSECA, që ofron pika Wi-Fi në vende të caktuara shkruan Anabel.

Në gjithë Kubën janë të shpërndara rreth 237 pika Wi-Fi publike, të cilat kushtojnë rreth $2 për një orë internet. Për një shtet me 11 milion banorë, aq internet është shumë pak.

Turistët i drejtohen zyrës më të afërt të ETSECA, që zakonisht gjenden pranë pikave të Wi-Fi publik, dhe blejnë një kartë me gërvishtje që kushton $2. Si për çdo gjë tjetër në Kubë, rradha është e gjatë dhe e ngadaltë. Pritja zgjat nga 30 minuta deri në një orë.

Pas gërvishtjes së kartës, mjafton të futësh kodin dhe të lidhesh me pikën më të afërt të Wi-Fi. Qeveria monitoron çdo përdorues të internetit. Privatësia është një tjetër çmim për t’u paguar.

Qeveria kubaneze fajëson embargon tregtare amerikane për aksesueshmërinë e ulët të internetit në vend pasi sipas tyre, embargoja pengoi zhvillimin e mëtejshëm teknologjik dhe mbledhjen e fondeve për të blerë pajisjet e nevojshme.
Shtuar më 16/09/2018, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori