Marilyn Manson në gjendje të rënduar mendore, shokon fansat
Ditën e kaluar një koncert i Marilyn Manson është kthyer në skenë horrori teksa artisti është shfaqur i pirë dhe në gjendje jo të mirë mendore.

Teksa koncerti filloi 90 minuta me vonesë, fansat nisën të ankoheshin dhe po kështu edhe këngëtari. Ai i ka kërkuar publikut që të sillen mirë dhe t’i bëjnë lajka nëse duan që ai të këndojë.

E gjithë shfaqja ishte një tmerr i vërtetë dhe as pjestarët e stafit të tij nuk po e kuptonin se çfarë i kishte ndodhur. Manson ishte i paaftë për të kënduar. Ai ka ndërprerë çdo këngë dhe më pas filloi të ofendonte apo të fliste me veten e tij gjëra pa kuptim.

Fansat e pranishëm nisën të hidhnin gota plastike në skenë dhe më pas të kërkonin rimbursim për biletat e tyre.
Shtuar më 17/02/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori